Qeveritë tash e tutje do ta kenë më të vështirë

Përfaqësuesi i Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike, Flamur Hyseni ka thënë se veprimet e fundit të qytetarëve të Kosovës kanë treguar se vetëdija e tyre ndaj përgjegjësisë së shtetit është rritur.

Lajme

10/02/2015 07:55

Në intervistën për “Epoka e Re”, Hyseni ka thënë se deri më tani qeveritë tona kanë përmbyllur procese të rëndësishme shtetkrijuese dhe të natyrës politike. Ai ka thënë se nga tani e tutje secila qeveri do ta ketë më vështirë se tjetra, pasi do të përballen me kërkesat e qytetarëve.

Ndërkaq për çështjen e migrimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së, Hyseni ka thënë se nëpërmejt miratimit të rezolutës për parandalimin e migrimit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vepruar në mënyrën e duhur.

Sipas tij, kjo mënyrë e lëvizjes pa zgjedhur mjete është një mesazh i qartë për BE-në.

“Askush askënd nuk mund ta ndalojë dhe t’ia imponojnë vullnetin. Kjo mënyrë e lëvizjes, pa zgjidhur mjete as mënyrë, është mesazhi më i qartë dhënë burokracisë evropiane”, ka thënë ai,