Qeverisja e LAN-it nuk është e plotë pa VV-në

Jakup Krasniqi thotë se qeveria e përbërë nga LAN dhe komunitetet, nuk është stabile. Ai ka kërkuar përfshirjen e VV-së në koalicion. 

Lajme

06/09/2014 11:07

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka bërë të ditur se qeveria e udhëhequr nga blloku LDK-AAK-Nisma, nuk do të ishte e plotë pa Lëvizjen Vetëvendosje. Ai kërkuar përfshirjen e VV-së si kush për të rritur legjitimitet e qeverisjes së re.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, numri dy i Nismës ka thënë se zgjedhjet e reja nuk e zgjidhin bllokadën e politike e krijuar pas 8 qershorit.

 

Lexojeni të plotë reagimin:

Gjendja e krijuar pas Zgjedhjeve Kombëtare, të 8 qershorit 2014, duhet të zgjidhet në të mirë të qeverisjes së vendit. Interesi i vendit është të kemi një ndryshim substancial të qeverisjes. Ky ndryshim nuk mund të bëhet me koalicionin e Hashim Thaçit, që nuk është gjë tjetër veçse një amalgamë e panatyrshme politike.

Praktika e qeverisjes së vendit me një shumicë parlamentare dhe pakicën qytetare është treguar të jetë jo efikase. Ne duhet të nxjerrim mësim nga e kaluara. Prandaj është e domosdoshme që në Legjislaturën e Pestë, koalicioni qeverisës duhet të qeverisë jo vetëm me shumicën parlamentare, por edhe me shumicën qytetare. Kjo do të thotë se LAN-i nuk është e mjaftueshme të qeverisë në koalicion me komunitetet pakicë, pasi shumica qytetare do të mbetej jashtë qeverisjes (Koalicioni i udhëhequr nga PDK + VV), kjo e bën të domosdoshme që në qeveri të merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje! Pjesëmarrja e Vetëvendosjes jo vetëm që e bën qeverisjen më stabile, por njëkohësisht edhe i shton legjitimitetin qytetarë kësaj shumice.

Kosovës, më në fund, i duhet qeverisja e mirë. Madje, vetëm kjo shumicë parlamentare (LAN + VV), pas vendimit të GJK-së, hapë rrugë të sigurtë që kjo shumicë pa ndonjë vështirësi ta zgjedh edhe kryetarin e Kuvendit, por 12 shtatori është i rezervuar për koalicionin e Thaçit, pasi kështu ka thënë kushtetusja?! Më pas i hapet rruga koalicionit LAN + VV-ja. Qytetarët kanë votuar për ndryshimin dhe presin një qeverisje të mirë e përmbajtjesor.

Nëse kjo nuk arrihet, mund të ketë edhe rrugë të tjera, por ato nuk e garantojnë zgjidhjen e ngërçit. Jam i bindur se shkuarja në zgjedhje nuk është zgjidhja e duhur pasi ngërçi i tashëm mund të përsëritet.

Kosovës i duhen institucionet e reja. LAN-i + VV + komunitetet pakicë duhet të formojnë koalicionin qeverisës. Kjo është zgjidhja më e mirë në këto rrethana. Ndërsa koalicioni parazgjedhor i PDK-së me këdo që do të formonte koalicionin qeverisës, nuk do të garantonte qeverisje të mirë e stabile. Mandje ata as nuk kanë aleatë për të qeverisur.

Marrja e VV-së në qeverisje nga ana e LAN-it, ka edhe shumë anë tjera të mira, të cilat, me përgjegjësi të plotë, do t’i zbërthej, analizoj e arsyetoj në përputhje me zhvillimet, të cilat na presin në ditët e ardhshme.