Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër

Edhe një tjetër zëvendësministër është emëruar sot në Qeverinë “Haradinaj”.

Lajme

09/11/2018 20:09

Qeveria e Kosovës, ka emëruar sot si zëvendësministër Gjergj Bekën në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Beka, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.

Beka ka shkruar se nga sot, ai ka marrë detyrën e zëvendësministrit në MMPH.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar miq, nga sot kam marrë detyrën si Zëvendësministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Falënderoj Presidentin Behgjet Pacolli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për besimin e dhënë dhe zotohem se do angazhohem dhe do të punoj me nderë dhe përgjegjësi ashtu siç kam punuar deri me sot.