Qeveria vendos që përvoja e punës tu paguhet të gjithë shërbyesve civilë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin u njihet përvoja e punës të gjithë të punësuarve në sektorin publik, e që realizojnë pagë prej buxhetit të Kosovës.

Lajme

15/05/2015 11:03

Përveç punëtorëve të Arsimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot vendimin për ndarjen e mjeteve edhe për shërbyesit civilë dhe shëndetësorë.

“U miratua edhe vendimi me anë të cilit përcaktohen rregullat dhe procedurat për dëshmimin e përvojës së punës për të punësuarit në sektorin publik të cilët realizojnë pagë nga Buxheti i Kosovës, me qëllim të pagesës së shtesës mbi përvojën e punës si dhe realizimit të të drejtave që lidhen me pushimin vjetor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.