Qeveria ua ndal pensionet veteranëve të UÇK-së nga Shqipëria

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Shqipëria kanë një muaj që nuk marrin pension për kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës. Kjo për shkak se pensionet u janë ndalur nga Qeveria e Kosovës.