Qeveria, sponzorizuese e Gjykatës Speciale

Sipas burime të Koha Ditore, sot Qeveria pritet të aprovoj për të proceduar në Kuvend, Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe BE-së, për vazhdimin e mandatit të EULEX. Por, ky ligj do të jetë bazë legale për krijimin e Gjykatë Speciale.

Lajme

22/04/2014 09:20

Sot pritet që Qeveria e Kosovës në mbledhjen që do të mbajë të marr vendimin për të dërguar në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes nëdërkombëtre mes Kosovës, Bashkimit Europian mbi Misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë.

Koha Ditore shkruan se projektligji përpos që ia zgjatë mandatin misionit të EULEX-it, ai gjithashtu përbën bazën legale për krijimin e Gjykatës Speciale.

“Nesër presim të organizohet mbledhja e Qeverisë, për të aprovuar dhe proceduar në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Kosovë. projektligji është hartuar dhe është thuajse i njëjtë me atë të para dy vjetëve, që i është referuar mandatit të EULEX-it”, ka thënë një burim për Koha Ditore.

Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkuren nga ora 10:00 të mbahet seancë e rregullt plenare. Deri atëherë mendohet se i gjithë dokumentacioni do të jetë gati, në mënyrë që ky dokument të procedohet në Kuvend.