Qeveria s’përfillë kundërshtimet, procedon tutje demarkacionin me Malin e Zi (Video)
Puna e Murat Mehës, kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe stafit të agjencisë, në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është vlerësuar lartë nga kabineti qeveritar.

Lajme
Duke mos marrë parasysh fare kundërshtimet e banorëve e të opozitës, ndaj komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, ekzekutivi e miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.
Përveç çështjes së kufirit, në mbledhjen e radhës, kabineti i qeveritar e miratoi edhe projektligjin për themelimin e Fondit për Garanci Kreditore.
Po ashtu, në këtë mbledhje kaloi edhe vendimi preliminar për shpronësimin e tokave që preken nga ndërtimi i objekteve të përhershme në pikat kufitare.
Kjo fillon me pikat që e ndajnë Kosovën dhe Serbinë, në Mutivodë, Merdare dhe Bërnjak.
