Qeveria shfuqizon vendimin për politikat fiskale dhe akcizën e duhanit

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rradhës së saj.

Lajme

28/02/2020 12:51

Në mbledhjen e mbajtur sot janë shfuqizuar dy vendimet e qeverisë Haradinaj për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit, dhe heqjen e akcizës për prodhuesit vendor të duhanit, shkruan lajmi.net.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi ka thënë se dikasteri që ai udhëheq, beson që këto vendime nuk janë të drejta dhe e çrregullojnë tregun.

Me këtë rast, janë shfuqizuar dy vendime.

Qeveria e Kosovës po ashtu gjatë ditës së sotme ka shkarkuar edhe dy borde, atë të Trepçës dhe atë të Infrakos-it. /Lajmi.net/