Qeveria serbe konfirmon vizitën e Ramës në Preshevë
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë edhe Preshevën gjatë vizitës zyrtare që do të zhvillojë në Serbi. Rama do të udhëtojë drejt Preshevës në orët e paradites së të martës.

Lajme
Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” znj. Suzana Vasileviç shefe e kabinetit të qeverisë serbe.
Me këtë konfirmim zyrtar për vizitën e kreut të qeverisë shqiptare në Preshevë hiqen dilemat se Rama nuk do të shkonte apo nuk do t’i lejohet të vizitojë trevat shqiptare në Jugun e Serbisë, respektivisht në Preshevë dhe Bujanoc në të cilat janë bërë përgatitjet e duhura për këtë vizitë të pritur prej kohësh.