Qeveria propozon ndarje të mjeteve për familjen e Arian Dacit

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e rregullt.

Lajme

29/01/2019 10:01

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, sot do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar, raporton lajmi.net.

Në mbledhjen e cila pritet të fillojë në ora 12:00, ku pritet të diskutohen disa çështje.

Në rendin e ditës të cilin e ka siguruar lajmi.net, pikë e dytë është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për familjen e ish-zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, i cili humbi jetën tragjikisht me datë 26 janar në Brezovicë.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë lidhur me Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shkruan lajmi.net.

Në rend të ditës janë edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e programit legjislativ të vitit 2019 të Qeverisë së Kosovës. /Lajmi.net/