Qeveria: Opozita synon zhbërjen e shtetit përmes revolucionit
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, thotë se përkundër kërkesës së opozitës për tërheqje të nënshkrimit të kryeministrit Isa Mustafa nga marrëveshjet e fundit në Bruksel, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë.

Lajme
Ai ka hedhur akuza të rënda në drejtim të rëndë drejt Vetëvendosjes, duke thënë se është “një organizatë politike që nuk e njeh shtetin e Kosovës prandaj dëshiron ta dërgojë drejt revolucionit”.
“Kemi përcjellur me vëmendje zhvillimet e fundit. Nënshkrimet në marrëveshje duhet të shiqohen nga prizmi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje kanë ardhur si derivat i ligjit që ka të bëjë me normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe Serbinë. Këto po shfrytëzohen nga opozita, për një kauzë tjetër. Po akuzohemi nga një organizim politik që nuk e njeh shtetin e Kosovës. Kjo ka të bëjë me një kauzë tjetër, që ka të bëjë zhbërja e shtetit, apo revolucioni”, ka thënë Abrashi.