Qeveria nuk lëshon pe: As sot nuk pritet të dalin pagat për mësimdhënësit

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve është deklaruar sot lidhur me pagat e shtatorit për grevistët. Ministri Murati ka thënë për KosovaPress se sa i përket pagve për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës. “Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati. Në anën tjetër, SBASHK-u kanë paralajmëruar masa…

Lajme

05/10/2022 12:37

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve është deklaruar sot lidhur me pagat e shtatorit për grevistët.

Ministri Murati ka thënë për KosovaPress se sa i përket pagve për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.

“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.

Në anën tjetër, SBASHK-u kanë paralajmëruar masa të tjera në rast se pagat e tyre nuk procesohen deri sot në ora 16:00, madje nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë që t’i kthehen sërish grevës.