Qeveria nis aksionin, po zbrazet Teatri Kombëtar nga mobiljet

Pas një rezistence më shumë se tre mujore të artistëve, duket se qeveria shqiptare nuk ndalet në qëllimin e saj për të rrëzuar Godinën e Teatrit, edhe pse projektligji është kthyer pas nga ana e presidentit Meta.

Lajme

29/08/2018 12:22

Ndërkohë që protestat vijojnë pa asnjë dokumentacion apo urdhër të shkruar ka nisur dje dhe zhvendosja e mobiljeve të Teatrit. Fotoja e furgonit që po merr  mobiljet është publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

’Pa asnjë dokumentacion apo urdhër të shkruar vazhdojne të heqin mobiljet brenda teatrit. Kjo është vjedhje, personat përgjegjës jo vetëm që do i sjellin prapë ato që po marrin por do shkojnë dhe në prokurori për grabitje të pronës publike”, thuhet në reagimin ne Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.