Qeveria ndanë 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut
Qeveria e Kosovës ka ndarë 25 mijë euro për familjen e të riut nga Gjilani që vdiq tragjikisht në karantinën tek Qendra e Studentëve, Agon Musliu.

Lajme
Mjetet e ndara kanë për qëllim ndihmën e shtetit për këtë familje, pas rastit tragjik që ata përjetuan, shkruan lajmi.net.
Pak minuta më parë, qeveria miratoi edhe programin qeverisës së saj.
Vlen të ceket se sot është mbledhja e parë e rregullt e qeverisë Hoti, pas mbledhjes ceremoniale të mbajtur dje. /Lajmi.net/