Qeveria merr vendim për rimbursimin e qytetarëve që kanë tërhequr 10% nga Trusti

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës në të cilën janë bërë disa propozim-vendime radhazi përgjatë gjithë mbledhjes.

Lajme

08/06/2021 16:05

Me këtë rast Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për rimbursimin e tërheqjes së 10 përqindëshit nga Trusti Pensional i Kosovës.

Miratimi i këtij propozim-vendimi u bë pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve,Hekuran Murati në propozim theksoi se ky propozim-vendim është si obligim për Rimëkëmbjen Ekonomike gjatë pandemisë, ku meqë rast autorizohet Qeveria e Kosovës që në konsultim me Fondin Pensional dhe Kursimeve Pensionale përmes një vendimi të përcaktojë metodologjinë për rimbursimin e personave që kanë tërhequr 10% nga Trusti.

“Përcaktohet që rimbursimi do të fillojë nga vitit fiskal 2023 dhe do të vazhdojë në vitet pasuese. Shuma përcaktuese do të caktohet përmes ligjit. Ky ligj do të sigurojë më tepër siguri fiskale. Duke konsideruar vendimin e propozuar sot si të nevojshëm për zbatimin e obligimeve ligjore, ju ftoj ta aprovoni në këtë mbledhje”, tha ndër të tjerash ministri Murati në fjalën e tij.

Ndryshe përgjatë përballjes me situatën e krijuar nga virusi COVID-19, qytetarëve iu mundësua që të bëjnë tërheqjen e 10% të Trustit, në mënyrë që stabiliteti i tyre financiar të jetë më i lehtë, e më pas edhe të rimbursohen./Lajmi.net/