Qeveria mban mbledhje në orë të vona dhe merr tetë vendime, një nga to ka të bëjë me SHBA-në

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tetë vendime, ndër ta edhe vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, zonat kadastrale Jesenovik i epërm dhe Banjë, Zubin Potok, Komuna Zubin Potok dhe zonat kadastrale Bistricë…

Lajme

19/08/2022 23:35

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar tetë vendime, ndër ta edhe vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, zonat kadastrale Jesenovik i epërm dhe Banjë, Zubin Potok, Komuna Zubin Potok dhe zonat kadastrale Bistricë dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq.

Sipas njoftimit, shtatë vendime janë miratuar me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në ato vende, si në vijim:

“Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim. Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Çadit mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim. Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Polonisë mbi ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim. Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Portugalisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Në këtë mbledhje, po ashtu është miratuar vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Libisë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim.

“Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim. Vendimin për aprovimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Bregut të Fildishtë mbi ripranimin e personave, që qëndrojnë pa autorizim”, thuhet në komunikatë.