Qeveria: Kurti e njoftoi Lajçakun se Kosova është në prag të aplikimit për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslavj Lajçak, se shteti i Kosovës është në përfundim të procedurave që kërkohen për aplikim për anëtarësim në unionin evropian. Kështu të paktën kanë bërë të ditur nga Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate lëshuar për media, pas takimit…

Lajme

06/12/2022 13:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslavj Lajçak, se shteti i Kosovës është në përfundim të procedurave që kërkohen për aplikim për anëtarësim në unionin evropian.

Kështu të paktën kanë bërë të ditur nga Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate lëshuar për media, pas takimit të Kurtit me Lajçak.

“Ai [Kurti] e njoftoi z. Lajčák që Qeveria është në përfundim të përgatitjeve për aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

“Mbarëvajtja dhe dinamizimi i procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe çështje tjera aktuale ishin temat kryesore të takimit”, vijoi ndër të tjera deklarimi.

Ndonëse në njoftimin e Lajçak nuk u përmend anëtarësimi i Kosovës në BE, emisari i posaçëm i unionit njoftoi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe “hapat e ardhshëm” ishin pjesë e diskutimit me kreun e ekzekutivit kosovar.

Emisari Lajçak shtoi se me Kurtin diskutoi edhe për rrymën dhe çështjen e veriut. /Lajmi.net/