LDK-në dhe VV-në i ‘bashkon’ Trafiku Urban

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, me të cilin diskutuan për implementim e projekteve të përbashkëta, për Trafikun urban të qytetit të Prishtinës si dhe për rritjen e bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me nivelin qendror, respektivisht Ministrinë e Financave për projektet të interesit të përbashkët.

Lajme

26/01/2016 15:52

Në këtë takim u diskutua lidhur me Garancinë Shtetërore për pajisjen me autobus të Ndërmarrjes Publike Trafiku Urban dhe gjithashtu u dakorduan për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarr për të përshpejtuar implementimit e këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.

Me ketë rast, ministri Avdullah Hoti shprehi gatishmërinë që të ndihmoj në realizimin sa më të shpejtë të projektit për mbështetjen e N. P. Trafikut Urban.