Qeveria japoneze ndihmon Komunën e Hanit të Elezit

Komuna e Hanit të Elezit dhe Zyra ndërlidhëse nga Qeveria Japoneze në Kosovë, nënshkruan “Marrëveshje Bashkëpunimi” me të cilën Komuna e Hanit të Elezit përfiton grantë nga Qeveria Japoneze në vlerë prej 61,016.94 euro.

Lajme

20/03/2019 10:13

Këto mjete sipas marrëveshjes do të shfrytëzohen për blerjen e një kamioni për mbeturina e cila do të shfrytëzohet nga Kompania për menagjimin e mbeturinave “Pastrimi”.

Në aktin e nënshkrimit të marrëveshjes prezent ishin Kryetari i Komunës Rufki Suma, Kazuyuki Takeuchi, Ministër i Ambasadës dhe Seiji Kodoma, Sekretar i dytë i Ambasadës.

Implementimin e projektit do ta realizojë Kompania AGRIBAU L.L.C e cila sipas marrëveshjes brenda 60 ditësh do të dorëzojë Kompanisë për menagjimin e mbeturinave “Pastrimi” kamionin e kontraktuar. /Lajmi.net/