Qeveria italiane para kolapsit
Kryeministri italian Enrico Letta kërkon votëbesim në parlament. Qeveria italiane në buzë të kolapsit.

Bota
Kryeministri Italian Enrico Letta do të thërras për votëbesim në parlament pas diskutimit që ka pasur të premten me partnerët e koalicionit të qendrës së djathtë, të cilët diskutuan për shkurtime buxhetore duke e sjellë kështu qeverinë e tij në buzë të kolapsit.
Letta u kthye nga vizita në New York së bashku me anëtarët tjerë të koalicionit tanimë të copëtuar, pas kërcënimeve të qendrës së djathtë, ligjvënësve që ishin larguar nga ish-kryeministrit Berluskoni në betejën kundër mashtrimit me taksa.
“Aksioni efikas i Qeverisë është qartë i papranueshëm me masat e dorëheqjes të një grupi parlamentar i cili duhet të përkrah Qeverinë”, tha kryeministri Letta në një deklaratë pas takimit me kabinetin qeveritar të premten.
“Ose ka një fillim të ri dhe interesat e shtetit dhe qytetarëve janë vendosur në rend të parë ose kjo eksperiencë është drejt fundit,” thotë kryeministri italian.
Ministri për Çështje Rajonale Graziano Deliro thotë se Letta, i cili takoi Presidentin Giorgo Napolitano të premten, është dashur të shkonte para se parlamenti në ditët e ardhshme të kërkojë mbështetje për të vazhduar.
Dy ditë pas rritjes së tensioneve dhe me tregjet financiare në buzë të kolapsit, kryeministri Letta i njoftoi ministrat me një ofertë të pakufizueshme në mënyrë që të sigurojë aprovimin për qëndrimet rreth masave për buxhetin që nevojitet ta sjell deficitin e Italisë brenda kufizimeve të Bashkimit Europian.
Takimi kishte gjithashtu kishte qëllim t`i plotësojë kërkesat e qendrës së djathtë dhe ta evitojë rritjen e taksave prej 21 në 22 %. Rritja e taksave ishte kaluar nga Qeveria e kaluar e Mario Montit dhe normat gjithashtu ishin rritur të martën.
Sidoqoftë takimi është akoma frytdhënës, ndërsa zyrtarët kanë bërë të qartë se një marrëveshje mund të arrihet.
Dështimi i marrëveshjes për 3 miliardë euro të shkurtimeve buxhetore, është kërkuar nga Partia Demokratike e Qendrës së Majtë dhe nga partia e Berlusconit, me ç`rast nënvizohet një thyerje e traditës në mes të dy rivalëve tradicionalë që ishin bashkuar të premten për të bllokuar zgjedhjet.
Ministri i Ekonomisë Fabrizio Saccomanni, i cili ka rritur besueshmërinë e tij në takimin e kufizimeve buxhetore të Bashkimit Europian është përballur me kritika të vazhdueshme nga partia PDL në muajin e fundit, ishte i frustruar me rënien, thonë zyrtarët.
Ligjvënësit e PDL kanë propozuar që të shmanget rritja e taksave e cila do të shkaktonte rritje në karburante nga e cila do të ndëshkoheshin konsumatorët dhe zëvendësimet e thjeshta në një taksë në tjetrën.
“Ne nuk mund të pranojmë përgjegjësi për këtë”, i ka thënë kabinetit Angelino Alfano, Sekretari i Partisë PDL i cili gjithashtu është Zëvendës Kryeministër, sipas burimeve zyrtare. “Ne nuk mund të qëndrojmë në Qeveri nëse taksat rriten dhe ne nuk shkurtojmë shpenzimet”, ka thënë ai.