Qeveria ia mësyn një objekti tjetër për Avokatin e Popullit (Video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija ka folur për vendosjen e Avokatit të Popullit në një objekt tjetër, që është kriter i paplotësuar për liberalizim të vizave.

Lajme

04/02/2016 23:33

Ajo tha se është e padrejtë që punonjësit e Gjykatës Kushtetuese nuk po largohen nga objekti që tashmë është destinuar për institucionin e Avokatit të Popullit.

Por, ajo tha se ka informacione që Qeveria është duke u përpjekur që gjatë këtij muaji të sigurojë një hapësirë për Avokatin e Popullit.

“Mendoj që është e padrejte prej Gjykatës Kushtetuese e cila vazhdon të jetë kriter në vazhdimësi i mospërmbushjes dhe detyrave tona. Por mendoj që Qeveria më nuk duhet të merret me Gjykatën Kushtetuese, por Qeveria duhet të gjejë një hapësirë për Avokatin e Popullit. Kam informacione se Qeveria është duke bërë përpjekje që gjatë këtij muaji ta siguroi objektin e Avokatit të Popullit”, ka thënë deputetja Sahatqija./Tribuna

YouTube player