Qeveria emëron zëdhënës të saj ministrin Arban Abrashi

Kryeministri Isa Mustafa ka emëruar Arban Abrashin zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili njëherësh është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Lajme

22/01/2015 11:42

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin dhe avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediet dhe me shoqërinë civile, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.