Qeveria e Serbisë: Nuk do ta ndryshojmë kushtetutën për ta njohur Kosovën
Zëvendës drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Damjan Joviq, ka thënë se kushtetuta e Serbisë nuk do të ndryshojë për ta njohur Kosovën.

Lajme
Qeveria e Serbisë, kanë bërë me dije disa herë se do ta ndryshojnë kushtetuan e këtij shteti, për të harmoziuar ligje me BE-në. Ndërsa kritika kryesore e opozitës radikale serbe, ka qenë se kjo po bëhet për ta hequr Kosovën si pjesë të Serbisë, që figuron aktualisht në këtë kushtetutë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa Joviq, duk iu përgjigjur një pyetje të tillë para gazetarëve në Beograd, ka thënë kjo asnjëherë nuk do të të bëhet për ta njohur shtetësinë e Kosovës./lajmi.net