Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

Qeveria e Serbisë ndryshon disa nga masat anti-COVID

15:28 | 22 Nentor 2020

Qeveria e Serbisë ka ndërmarrë masa të reja sa i përket situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

“Nga 24 nëntori deri më 3 dhjetor, orari i punës në ambientet hotelierike, restorante, kafene, bare, klube, qendra tregtare, teatro, kinema dhe institucionet tjera kulturore dhe organizative të lojërave të fatit janë të kufizuara të punojnë nga ora 18:00 deri në orën 05:00”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton lajmi.net.

Në vendimin e ri u ndryshuan disa nene të mëparshme në mënyrë që dyqanet dhe objektet e tjera të tregtisë me pakicë të mos ishin të hapura nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 4 mijë e 955 raste të reja me COVID-19, ndërsa humbën jetën 31 persona./Lajmi.net/