Qeveria e Kosovës shpenzoi më së shumti për paga dhe mëditje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Llogarive Qeveritare në Kosovë 2008 – 2015. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Lajme

10/06/2016 16:52

Aty thuhet se të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishin 1,706.1 milion Euro, ku krahasuar me të hyrat e vitit të kaluar ka pasur një rritje prej 26.4% të të hyrave.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 65% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndërkaq, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2015 ishte 1,612.3 milion Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Pagat dhe Mëditjet me pjesëmarrje prej 31%; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje prej 24%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje prej 19%; dhe konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 14%.

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve./ Lajmi.net