Qeveria e Kosovës nis verifikimin e të strehuarve nga Shqipëria
Në një sallë të shkollës “Gjon Buzuku” në Prizren, po qëndrojnë mbi 100 vetë.
Lajme
Ata janë nga zona e Durrësit që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i javës së kaluar që goditi Shqipërinë.
Ndonëse temperatura është optimale për qëndrim e ushqimi u servohet dy herë në ditë, këta kanë ankesa, njofton Klan Kosova.
E qeveria, sipas kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka nisë të verifikojë secilin person.