Qeveria e Kosovës me lajm të madh për xhudistët

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Federatës së Xhudos për mbështetje financiare për realizimin e aktiviteteve sportive.

Sport

04/12/2018 14:26

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 143 mijë euro për Federatës e Xhudos.

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se këto mjete të ndara për xhudistët kosovarë, janë marrë nga kategoria e mjeteve rezervë, raporton “lajmi.net”.

Kryeministri shtoi tutje se nuk ka investim më të mirë për këtë sektor, pasi që shumica prej xhudistëve janë garues olimpik.

Këto mjete të ndara nga Qeveria e Kosovës, vijnë si reagim i Driton Kukës, që deklaroi se futbolli po financohet më shumë se xhudo.

Vlen të ceket se Haradinaj kishte ndarë javë më parë 500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas kalimit në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/