Qeveria e Kosovës dënon tentimin e sulmit të dyshuar terrorist
Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër tentimin për sulm me mjete eksplozive mbrëmë në Prishtinë. Në reagimin qeverisë thuhet se do të punojnë për të siguruar jetën e qytetarëve.

Lajme
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas rastit të dyshuar si tentim për sulm terrorist, që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë nga një qytetar i Serbisë.
Ekzekutivi i vendit ka dënuar ashpër këtë veprim duke e cilësuar si sulm i dyshuar terrorist.
Ne reagimin e qeverisë thuhet se ajo do të bëjë gjithçka për siguruar jetën e qytetarëve. Qeveria e Kosovës ka përgëzuar Policinë e Kosovës për pengimin e këtij rasti.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon fuqishëm veprimin e dyshuar terrorist të mbrëmshëm, në veprim të cilin janë gjetur sasi të mëdha eksplozivi dhe është arrestuar një i dyshuar”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e saj, se do të bëj gjithçka në çdo moment për të siguruar jetën e qytetarëve të saj, dhe garantimin e sigurisë së vendit”.
“Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet dhe vlerëson lart punën e Policisë së Kosovës në pengimin e këtij veprimi terrorist, dhe bën thirrje në bashkëpunim të gjithëmbarshëm në këtë situatë, përfshirë vendet e rajonit”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet shumë e përkushtuar që Kosova të jetë vend i paqes dhe tolerancës, dhe kërkon nga organet përkatëse të hetojnë në tërësi këtë akt të dyshuar terrorist, dhe përgjegjësit të vendosen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.