Qeveria do të bisedojë me Jabllanoviqin për shkarkimin e tij
Qeveria e Kosovës do të bisedojë me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, lidhur me mundësinë e shkarkimit të tij. Kështu ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi.
Lajme
Në një intervistë për RTK-në, Abrashi ka thënë se dënojnë dhunën e djeshme, ku pati dëme, sulme ndaj Policisë dhe të lënduar.
Gjithashtu, tha se Qeveria e Kosovës kërkon nga organet e rendit që të marrin masat e duhura për sulmin që iu bë edhe Ambasadës së Malit të Zi në Prishtinë, që ndodhet në rrugën ku të shtunën gjatë protestës pati dhunë.