Qeveria do mbështetjen e opozitës për privatizimin e PTK-së dhe për Kosovën e Re

Fati i operatorit Vala dhe Telekomit të Kosovës dhe i ndërtimit të termocentralit të ri Kosova e Re do të varet nga Kuvendi i Kosovës.

Lajme

11/01/2015 19:54

Kjo është mënyra që Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka zgjedhur për të kaluar më lehtë nga një numër kritikash që i janë dhënë mbarëvajtjes së këtyre projekteve, raporton KTV.

Zyrtarë të kësaj ministrie i kanë thënë televizionit se së pari dy partitë që kanë lidhur koalicionin kanë këtë marrëveshje në kuadër të programit qeverisës.

Ministri, Blerand Stavileci, ka shfaqur shpresën se për këto projekte do të gjejë mbështetje edhe nga opozita. Sa i përket PTK-së, ai ka thënë se tash për tash po mendohet rritja e vlerës së kësaj ndërmarrje, ndërsa për termocentralin pret që nëse gjithçka shkon mirë, atëherë të nënshkruhet kontrata me ndërtuesin dhe punët të nisin brenda këtij viti.

Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, shpreh dyshime në realizimin e këtyre projekteve, nëse ato dërgohen në kuvend. Ai ka kërkuar që ndërtimi i termocentralit është çështje urgjente dhe se nuk duhet komplikuar gjërat, raporton KTV

.