Qeveria britanike përpiqet të ruajë vendet e punës pas falimentimit të “British Steel”

Qeveria britanike premtoi se do të përpiqet të garantojë të ardhmen e platformave të blera nga “British Steel” ndërkohë që kompania hyri sot në falimento, duke vënë në rrezik rreth 4000 vende pune direkte dhe rreth 20 000 të tjera indirekte.

Bota

22/05/2019 17:28

“Kjo është një kohë shumë shqetësuese për mijëra punëtorët e dedikuar të British Steel, si dhe për ata në zinxhirët e furnizimit dhe komunitetet lokale”, deklaroi sekretari i biznesit Greg Clark në një konferencë për shtyp.

Clark tha se “ai do të punojë me likuiduesit, vlerësuesit, kompanitë, sindikatat dhe furnizuesit që të ndjekin me përpikëri çdo hap të mundshëm për të garantuar të ardhmen e operacioneve shumë të çmuara në zonat Scunthorpe, Skinningrove dhe Teesside, në verilindje të Anglisë”.

Qeveria kundërshtoi dje kërkesën e opozitës për të shtetëzuar “British Steel” që është ende duke u përpjekur të garantojë 75 milionë sterlina (95 milionë dollarë) si mbështetje financiare që të arrijë të tejkalojë problemet e lidhura me Brexit.