Qeveria britanike kundërshton krijimin e një “enklave një-etnike në Kosovë”
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e cila kryeson edhe Komitetin për Punë të Jashtme, sot në Parlamentin Britanik ka folur për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ajo ka kërkuar edhe një herë konfirmimin e përfaqësuesve të Qeverisë britanike se nuk e mbështesin “krijimin e një enklave serbe…

Lajme
Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e cila kryeson edhe Komitetin për Punë të Jashtme, sot në Parlamentin Britanik ka folur për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ajo ka kërkuar edhe një herë konfirmimin e përfaqësuesve të Qeverisë britanike se nuk e mbështesin “krijimin e një enklave serbe në Kosovë”, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kerans ka deklaruar se është ndjerë e lehtësuar kur ka dëgjuar Qeverinë se nuk do të mbështes krijimin e një enklave serbe në Kosovë.
“E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”, ka shkruar Kearns.
Në fjalimin e saj në parlament, Kearns ka deklaruar se ndihet e shqetësuar pasi që përmes propozimin franko-gjerman po synohet krijimi i një enklave në Kosovë në stilin e “Republika Srpskas”.
Very relieved to hear the Government confirm that they will not support the creation of a Serb-enclave in Kosovo.
Crucial we do not further entrench ethno-nationalism in the Balkans. pic.twitter.com/RytJaWfAMb
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) January 31, 2023
Pas fjalimit të deputetes, ka folur përfaqësuesi i Qeverisë britanike, ministri për Evropën, Leon Docherty i cili ka thënë se ndan të njëjtin shqetësim me deputeten në fjalë, rreth krijimit të një enklave një-etnike në Kosovë.
Kujtojmë se për çështjen e Asociacionit është deklaruar sot edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka komentuar organizimin e Ambasadës Amerikane ditën e sotme ku është diskutuar për dialogun dhe çështjen e Asociacionit.
“Një diskutim i mirëseardhur sot organizuar nga ambasadori amerikan me një pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është zotuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e krijimit të saj. Ne inkurajojmë Qeverinë që të bëjë progres në të dyja këto. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi që serbët e Kosovës të jenë pjesë integrale e Kosovës. Kosova është një vend multietnik dhe komunat e tij do të mbeten multietnike”, ka thënë Abbott. /Lajmi.net/