Qetë në Mitrovicë, por do të shtohet prania e policisë

Situata në Mitrovicë vazhdon të jetë e qetë, një ditë pasi mbi urën e lumit Ibër serbët lokalë brenda pak orësh rikthyen barrikadën që prej tre vjetësh e ndanë Mitrovicën. 

Lajme

19/06/2014 14:58

Barrikada me zalli që qëndronte mni urë u zëvendësua me një tjetër, kësaj radhe me vazo betoni, në të cilat u mbollën lulet dhe u quajt nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, si gjoja “Parku i Paqes”.

Kreu i Policisë rajonale të Kosovës, Zejko Bojiq tha se nata ka qenë e qetë, pas heqjes së barrikadës, e cila ndan qytetin e Mitrovicës në veri dhe jug.

Bojiq tha se prania e policisë në qytetin e Mitrovicës do të rritet.

Një ekspozitë e trashëgimisë kulturore pritet të mbahet të enjten në mbrëmje, prandaj dhe prania më e madhe e policisë do të jetë e përqendruar tek ura kryesore e lumit Ibër, ka njoftuar Bojiq, raporton Tanjug.

Me herët gjatë ditës, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë lidhur më veprimin e turpshëm të rivendosjes së barrikadës mbi urën e lumit Ibër, dje, gjatë orëve të pasdites.

“Kjo lojë e turpshme dhe e rrezikshme, por mbi të gjitha antiligjore është e papranueshme për vlerat e shoqërisë dhe shtetit tonë demokratik. Ata që janë përgjegjës për këto veprime antiligjore, do të përballën me ligjin herët apo vonë”.

“Turpi që paraqet kjo barrikadë nuk mund të fshihet nga lulet e vendosura në vend të gabuar. Ai turp largohet vetëm kur të largohet barrikada dhe ura të jetë e lirë për qarkullimi”, thuhet në deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës.