Qesharake: The Independent ngatërron Etritin me Sali Berishën (Foto)

Media e famshme britanike, The Independent ka bërë një gafë të madhe pas ndeshjes Shqipëri - Zvicër.

Sport

12/06/2016 17:46

Kjo media ka publikuar vlerësimet e lojtarëve pas ndeshjes, ku portierin Etrit Berisha e ka ngatërruar me ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, njofton lajmi.net.

“Sali Berisha – 5 – Morri vendim të gabuar duke dalë nga porta në golin e parë të Zvicrës”, shkruan Independent. /lajmi.net