“Qershia mbi tortë”, Champions League fton Kosovën

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka pranuar ftesë zyrtare nga drejtori i 'Basketball Champions League', Patrick Comninos që skuadra kampione e Kosovës (2016/2017) të marr pjesë në raundin kualifikues të kësaj gare për edicionin 2017/18.

Sport

05/05/2017 17:37

Ekziston mundësia që edhe një klub tjetër nga vendi ynë të marr ftesë për edicionin e ardhshëm të garave kualifikuese të Champions League.

Duhet theksuar se deri te ftesa zyrtare për pjesëmarrje në këtë garë prestigjioze të FIBA-s ka ardhur pas bisedave dhe kontakteve të drejtuesve të FBK-së me udhëheqësit e kësaj lige dhe FIBA-s.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6