Qeriqi me disa veteranë relaksohen pas protestës (Foto)
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve, Xhevdet Qeriqi, së bashku me disa persona tjerë, që duket të jenë ish-luftëtarë të UÇK-së, shihen të ulur në një kafiteri në Prishtinë.

Lajme
Ata menjëherë pas protestës, gjatë së cilës pati edhe disa veprime të dhunshme, ku u rrëzuan rrethoja të objektit të Qeverisë së Kosovës, ka zgjidhur që të shuajnë gjakrat me nga një kafe.
Megjithatë, toni i debatit mes tyre është shumë i lartë, ku dëgjohen edhe sharje e kritika në drejtim të pushtetit.
Lajmi.net ka arritur të sigurojë disa fotografi amatore, ku shihen këta ish-pjesëtarë të luftës së fundit.
Ndërsa, sot rreth orës 12, dhjetëra ish-luftëtarë të UÇK-së, protestuan para Qeverisë, duke kërkuar publikimin e listave të veteranëve dhe zbatimin e ligjit për këtë kategori.