Qerimi: Të rinjtë janë lodhur nga premtimet “për të ardhmen”

Agnesa Qerimi nga Këshilli Rinor Kosovar, ka thënë se të rinjtë edhe perspektiva e tyre është pak si shumë e braktisur nga qeverisja jonë.

Lajme

23/05/2019 19:29

Duke folur në Klan Kosova  për krijimin e një platforme fuqizuese për rininë, ajo është shprehur se ata mund t’i krijojnë vetes mundësi.

“Çdo pikë e kësaj platforme është fuqizuese për rininë tonë. Të rinjtë janë të bllokuar kur vjen puna ta proceset vendimmarrëse. Ata janë lodhë nga premtimet e vazhdueshme për “të ardhmen”. Nuk janë për t’ju vihet faj. Zhgënjimi vjen nga qeverisja dhe nëpërkëmbja e shoqërisë civile”, ka thënë Qerimi.

“Po dështojmë që ta orientojmë rininë. Shteti ka nevojë që të bëjë një analizë të tregut – se në cilën industri çfarë njerëz na duhen”.