Qentë e zinj të papreferuar

Qentë e zinj janë më të rrezikuar dhe më të pasigurt, sepse nuk adoptohen për shkak të ngjyrës së tyre. Stereotipet sugjerojnë se qentë e zinj sillen më keq dhe janë më të dhunshëm, shkruan NBC News. Qentë e zinj preferohen më pak në krahasim me qentë që u përkasin ngjyrave tjera. Arsyeja është se…

Lifestyle

14/01/2014 19:00

Qentë e zinj janë më të rrezikuar dhe më të pasigurt, sepse nuk adoptohen për shkak të ngjyrës së tyre. Stereotipet sugjerojnë se qentë e zinj sillen më keq dhe janë më të dhunshëm, shkruan NBC News.

Qentë e zinj preferohen më pak në krahasim me qentë që u përkasin ngjyrave tjera. Arsyeja është se ka një keqkuptim të zakonshëm për ta. Sindromi i qenve të zinj është një fenomen i cili bën që qentë e zinj të mos adoptohen për shkak të stereotipeve të deformuara.

Shumë pronarë të qenve të zinj megjithatë e hedhin poshtë tezën për këtë lloj kafshe, duke siguruar se ata janë të ëmbël, të dashur, por fatkeqësisht të padëshiruar. Mundësitë për t’i adoptuar ata janë të vogla, për shkak të ngjyrës së tyre, për shkak se njerëzit frikësohen se këta qen mund të bëhen agresivë.

Në shumicën e rasteve, qentë dhe macet e zeza qëndrojnë në strehimore, në krahasim me qentë apo macet tjera. Ekzistojnë shumë arsye dhe mite që e vërtetojnë një teori të tillë.

Thuhet se qentë e zinj janë shoqëruar me vdekje dhe fantazma. Ka besëtytni të njëjta edhe me macet e zeza. Për këtë, shumë njerëz mendojnë se qentë dhe macet e zeza, sjellin fat të keq.