“Qenke bërë si plakë”, Kejvina Kthella i kundërpërgjigjet në mënyrë epike ndjekësit
Kejvina Kthella është një nga emrat më të përmendur në mediat rozë.

ShowBiz
Kejvina Kthella vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuara të shoubizit, modelja së fundmi ka marrë vëmendjen me ndryshimin e bërë, shkruan lajmi.net.
Ajo ka ndryshuar stilin e flokëve, bukuroshja ngjyrosi pjesën e përparmë gri. Por si duket ky ndryshim nuk u pëlqye nga të gjithë.
Një fans në foton e publikuar i kishte shkruar “Qenke bërë si plakë”, ndërsa Kejvina iu kthye duke thënë “Plaka e ëndrrave tua!”. /Lajmi.net/