“Qenke bërë e tëra plastikë”, Vesa Luma ia mbyll gojën ndjekësit

Vesa Luma i është kundërpërgjigjur komentuesit i cili e akuzoi se është bërë plastikë.

ShowBiz

15/04/2019 11:56

Vesa Luma është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht sjell imazhe të reja, shkruan lajmi.net.

Në një fotografi që publikoi së fundi, dikush nga komentuesit e akuzon për ndërhyrje plastike.

“Koke bo krejt plastik, po dil qashtu qysh je”, i shkruan ndjekësi.

Vesa nuk vonon dhe ia kthen “E keni msu permendsh kete fjali. Me ta tregu nje te vertete te hidhur ty ndoshta: kurgjo ama bash kurgjo plastik ska ktu”. /Lajmi.net/