Qeni parashutist, hidhet nga 3,000 metra, s’di për frikë (Video)
Parashutistët bashkë me kolegët e tyre katërkëmbësh – qenë të stërvitur – kërcejnë nga lartësia prej 3,000 metrash. Njësitë speciale austriake dhe spanjolle kanë vendosur t’i tregojnë botës se si duket kjo.

Bota
Qeni i njësisë speciale austriake ka marrë pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Norvegji. Bëhet fjalë për qen të stërvitur dhe të specializuar për zbulimin e eksplozivit, i cili nën masa të posaçme sigurie ka kërcyer me ushtarakun nga lartësia prej mbi 3,000 metrash nga aeroplani transportues.
Ushtria spanjolle, ndërkaq, ka zhvilluar një sistem tjetër, sipas të cilit qentë dhe trajnerët e tyre mund të kërcejnë pa stërvitje speciale, transmeton lajmi.net.
Qentë që kanë marrë pjesë në kërcimet provuese me parashutë janë pastorë belg dhe në videon e mëposhtme mund të shihni se qeni ka përjetuar kënaqësi gjatë kërcimit të parë me parashutë.