Qeni kafshon një qytetar në Prishtinë

Një qytetar në Prishtinë ka bërë ankesë drejt Komunës së Prishtinës, pasi është kafshuar nga qeni. Faqja “Vrojtuesit e Lagjës-Prishtinë” ka publikuar fotografinë që u ka dërguar qytetari nga lëndimet që ka marrë. ”Nuk është hera e parë që kam qenë gati të sulmohem, me to ballafaqohemi çdo ditë, më shumë sheh qen se njerëz…

Lajme

24/04/2024 23:24

Një qytetar në Prishtinë ka bërë ankesë drejt Komunës së Prishtinës, pasi është kafshuar nga qeni.

Faqja “Vrojtuesit e Lagjës-Prishtinë” ka publikuar fotografinë që u ka dërguar qytetari nga lëndimet që ka marrë.

”Nuk është hera e parë që kam qenë gati të sulmohem, me to ballafaqohemi çdo ditë, më shumë sheh qen se njerëz në rrugë”, ka thënë ai deri sa ka treguar që ka marrë trauma dhe ka frikë të dal në rrugë.