Qeni kafshon një grua në Mitrovicë

Një grua ka kërkuar ndihmë mjekësor, si pasojë e kafshimit nga një qen.

Lajme

21/02/2019 09:54

Në rrugën “Vojvoda Putnik” në Mitrovicë raportohet se viktima i moshës se mitur mashkull K/Serb, ka pësuar lëndime trupore  nga një kafshim i një qeni  të cilin e shëtiste një femër e panjohur.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit,  rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime për “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Lajmi.net/