Qeni endacak shpëton gruan me dy fëmijë nga zjarri brenda shtëpisë së tyre

Qenushi hero tani është adoptuar nga familja që shpëtoi.

Fun

13/12/2021 14:11

Një qen rruge i erdhi në shtëpi dhe Charity Golloway, ishte mëse e lumtur që ta mbante në oborr. Ajo me dy fëmijët e saj e quajtën qenin ‘Butter’ dhe i ndërtuan një kolibe pranë banesës së tyre, ku i vendosën dhe një dritë.

Aksidentalisht një natë llamba e dritës shkaktoi një zjarr, i cili nisi të pëfshijë banesën. Qeni kuptoi në njëfarë mënyre se diçka po ndodhte dhe nis të lehë në dritaren e shtëpisë, atje ku po qëndronin nëna me dy fëmijët e saj.

Nëna vuri re të lehurat e qenit i cili nuk largohej nga dritarja. Kur doli jashtë pa se flakët po përfshinin banesën.

“Flakët u bënë shumë të mëdhaja, për një kohë shumë të shkurtër… u habita sesa shpejt u rrit flaka.”-tregoi ajo.

Gruaja telefonoi zjarrfikësit, të cilët me të ardhur shuan flakët. Zjarrfikësit treguan se po të mos ishte për qenin, me siguri nëna e dy fëmijëve do të ishte pa shtëpi, apo akoma më keq.

“Ishte një qen shumë i mirë. Erdhi tek ne dhe filloi të luajë. E ledhatuam ndërsa ai rrinte. Nëse nuk do të ishte për qenin, shtëpia do të ishte ndezur deri në çati, do të na duheshin disa orë për t’i shuar flakët.”-tregoi një prej zjarrfikësve.

Një foto e qenit u përcoll në rrjetin social nga zjarrfikësit dhe prej atje, një ndodhi tjetër… ‘Butter’ në fakt nuk ishte një qen rruge. Ai ishte larguar në muajt e verës nga shtëpia e tij, ndërsa pronarët pas kërkimeve të shumta i kishin humbur shpresat për ta gjetur.

Charity vendosi që ta dorëzojë qenin tek pronarët duke shijuar me të ato pak ditë të mbetura derisa ‘Butter’ (i cili quhej Kuper) të largohet.

“Ai do të ikë, më vjen të qaj… por edhe jam e lumtur për të. Sikur të mos ishte për ‘Butter-in’, kushedi se çfarë do të kishte ndodhur. Jam shumë mirënjohëse që ky qen erdhi në derën time”-tregoi nëna e dy fëmijëve. /Lajmi.net/