“Qeni e kishte në gojë qesen”- dëshmitari jep detaje tronditëse për foshnjën që u gjet e braktisur në Matiqan

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të hënën në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike. Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer për “Kosova Today”  momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë. “Me shokun tem jam…

Lajme

20/05/2025 14:12

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të hënën në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike.

Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer për “Kosova Today”  momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë.

“Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë, këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe u pa qartë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari.

YouTube player