Qeni asesi t’i ndahet ish presidentit Bush, ja çfarë bën tani
Qeni i shërbimit të George H.W Bush, i quajtur Sully, ishte mes qindra njerëzve që u mblodhën në ceremoninë përkujtore që po mbahet në Selinë e Kongresit të martën.

Bota
Labradori i verdhë ishte në qendër të vëmendjes në fundjavë, ku shihej i shtrirë pranë arkivolit të ish pronarit të tij Bush, një fotografi që u bë virale gjatë fundjavës.
Arkivoli tani është shtrirë në selinë e kongresit të SHBA-ve përpara se të transportohet në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit të mërkurën.
I veshur me jelek terapeutik të flamurit amerikan, Sully u shoqërua nga një grua që qëndronte pranë qenit.
Sully së shpejti do të kthehet për të punuar së bashku me dy qentë të tjerë të shërbimit që ndihmojnë personelin e plagosur ushtarak në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed në Uashington, DC.
Ai do të ndihmojë me terapi fizike dhe profesionale të ushtarëve të plagosur dhe personelit të shërbimit aktiv.

