Qendra sportive Tito Vilanova

Barcelona nuk e harron Tito Vilanovan. Gjiganti katalan ka vendosur që qendra sportive e ekipit të mbajë emrin e ish trajnerit të ndjerë.

Sport

16/09/2014 10:04

Barcelona ka bërë një gjest të mrekullueshëm duke vendosur që qendra sportive e klubit të mbajë emrin e ish trajnerit të ndjerë, Tito Vilanova.

Vilanova vdiq në prill pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë. Ai gjithmonë ishte një prej personave më të respektuar në klub dhe konsiderohej si punëtor i madh.

Vilanova si trajner i Barcelonës vendosi rekord për fillimin më të mirë të një stinori.

Andaj, gjiganti katalan ka vendosur që ta nderojë duke e emëruar qendrën sportive sipas tij, edhe pse ende nuk është bërë e ditur data e saktë kur do të fuqizohet vendimi.