Qemajl Mustafa uron Lutfi Hazirin
Qemajl Mustafa i uron Lutfi Hazirit zgjedhjen për Kryetar të Gjilanit. Thotë se Haziri mund të llogaritë në mbështetjen e tij.

Lajme
Kryetari i deridjeshëm i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa i ka uruar fitoren oponentit të tij politik Lutfi Hazirit.
Në një prononcim për Rajonipress, Mustafa i ka uruar shëndet dhe gjitha të mirat Kryetarit të zgjedhur të Gjilanit.
“Ju uroj fitoren në këtë garë që në tërësi ishte e mirë. Uroj shëndet të mirë për ju dhe familjen. Uroj vullnet veprues për lëvizjen e komunës sonë përpara”.
“Në punët e mira mund të llogarisni plotësisht në mbështetjen dhe këshillëdhenien time të sinqertë”, ka thënë Qemajl Mustafa.