Qëllohet për vdekje reperi Lil Yase

Ka ndërruar jetë në moshën 25- vjeçare reperi amerikan.

ShowBiz

29/11/2020 14:01

Reperi amerikan, Lil Yase ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pasi u qëllua në rajonin e East Bay të San Francisco Bay Area, raporton TMZ, transmeton lajmi.net.

Burime pranë Yase pretendojnë se ai ishte me ekipin e tij natën e së premtes ndodheshin në një studio regjistrimi në Marin County, në veri të San Franciscos.

Dyshohet se ai u largua vetë rreth orës 11:30 të mbrëmjes, duke thënë se do të kthehej menjëherë.

Deri në orën 1:00 të mëngjesit të së shtunës në mëngjes, doli lajmi për vdekjen e Yase i cili ishte qëlluar dhe trupi i tij ishte zbuluar diku në Lindjen e Gjirit – e cila është gati një orë larg nga ai që u pa për herë të fundit i gjallë.

I lindur si Mark Antonyyo Alexander, vrasja e Yase ka shkatërruar dhe tronditur rrethin e tij të ngushtë, të ciklët mendojnë se artisti nuk kishte armiq të menjëhershëm për të cilët ata dinin./Lajmi.net/