Qëllohet për vdekje me armë zjarri një 85-vjeçar në Shkodër
Një 85-vjeçar në qytetin e Shkodrës, ka mbërritur në spital i vdekur.

Lajme
Sipas policisë, i moshuari është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se bëhet fjalë për Martin Stregun, nga fshati Grudë e Re, i cili humbi jetën gjatë rrugës për në spital.
Paraprakisht dyshohet se vrasja është kryer për hakmarrje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të krimit./ Shqiptarja